Metadata catalogue

Navigation:
contact: 1g-e.metadata(at)geology.cz

Mirë se erdhët në Katallogun Evropian të Metadatave Gjeologjike

Katalogu i Metadatave Gjeologjike, i ndërtuar brenda kornizës së projektit OneGeology-Europe Plus, ofron mjete për kërkim (Metadata Search) gjeologjik kombëtar dhe njëherit informatat e hartave gjeologjike te aplikuara në shkallën prej 1:10,000 deri 1:1milion. Katalogu po ashtu ofron mjete SW, me përmbajtje shumë gjuhësorë, për krijimin dhe - ose editimin e të dhënave Metadata (Metadata Editor). Të dhënat e hartave gjeologjike kombëtare, të mirëmbajtura dhe të ofruara nga sherbimet gjeologjike te 21 vende te ndryshme, janë të prezantuara në këtë Katallog te Metadatave në formë të dhënave të grumbulluara, apo koleksione të të dhënave të grumbulluara ose janë në dispozicion si shërbime on-line.

Me qëllim të harmonizimit të përshkrimeve në hartat kombëtare gjeologjike dhe hartat e aplikuara gjeologjike ose koleksionit të ri GMP (Geological Metadata Profile), janë zhvilluar dhe plotësuar gjatë grumbullimit të të dhënave Metadata. GMP është plotësisht e bazuar në EN ISO 19115 (për të dhënat e grumbulluara, koleksionet) dhe EN ISO 19119 (për shërbime) standardet ndërkombëtare. GMP është po ashtu në pajtueshmëri me Rregulloren INSPIRE Metadata (Nr. 1205/2008).

Me qëllimin e shfaqjes së menjëhershme të shënimeve metadata (hartave gjeologjike apo gjeologjike të aplikuara) për të cilat është në dispozicion një shërbim on-line, Katalogu Meta data është integruar në portalin OneGeology-Europe. Të dyja, portali OneGeology-Europe dhe Katalogu Metadata, përbejnë së bashku një sistem unik shumë gjuhësor, për zbulimin, shikimin dhe përdorimin e të dhënave gjeologjike në tërë Evropën.